Bukuritë natyrore

Të përshkruash bukuritë natyrore të Ulqinit mund të jetë vetëm provë, në të cilën edhe do mbetemi. Natyra ka qenë jashtëzakonisht dorëdhënë  ndaj kësaj pjese të bregdetit Adriatik, duke bashkuar në mënyrë të vet kontrastin e mozaikut kolorit dhe bukuritë  e rralla, natyra sikurse moti studiojnë dëshirat dhe kërkesat e njeriut të kohës, për takim dhe shoqërim me te, ashtu të pandotur dhe të shëndoshë, ia dhuroi kësaj ane detin e katërt dhe të pastër, lumin Buna dhe ishullin  Ada në derdhje të saj, liqeni i pasur i Shasit, ullishta jetëgjatë, gjiri i bukur i Valdanosit, burimet shëruese, pylli i pishave dhe jo larg plazhi ranor.

Të mahnitur me bukuritë e këtij qyteti, shumë artist kanë gjetur inspirimin për veprat e tyre artistike, e shumica  bukurinë e natyrës e filmuan, si regjisorët e njohur, Zhivko Nikoliq,  Dushan  Vukotiq  në filmat “Dugi brodovi” ,,Sedmi kontinent” ,,Lepota poroka”, etj. Plazhet  e bukura  ranore janë shenjë identifikimi dhe simbol i bukurisë së rrallë të Ulqinit. Plazhi i Shtojit  i cili është 13 km i gjatë dhe  i gjerë mesatarisht 50m, shtrihet në veriperëndim-juglindje, në një hark të butë prej gjirit të Port Milenës, deri tek derdhja e Bunës.

Është  4 km larg qendrës së qytetit. Me ndërtim të bujshëm, sidomos pas tërmetit të vitit 1979 qyteti lidhet  me plazhe dhe  me Shtoj me shtëpi të mëdha dhe  moderne,  që janë një potencial i dukshëm për kapacitetet turistike dhe akomodimin. I tërë plazhi është me rërë, ngjyrë të bardhë – përhimët, të imtë  me granulacion prej 0,1deri  në  0,5mm. Kjo përbërje vazhdon edhe nën uj që ofron një kënaqësi sidomos për pleq dhe fëmijë.
 

 

 

Prezentimi në Temishvar – Rumani

Me glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.