Shoping

Mjafton të arrish në Ulqin dhe të paramendosh  se çfarë është vetëm t’i hedhësh një shikim këtij qyteti të vjetër për një ditë vere të nxehtë. Mirëpo nëse vendosni që në tërësi të njiheni me qytetin dhe  rrethinën si dhe të kënaqeni në Kala, plazhet e tij, etno bifet , dyqanet apo tregjet, do  kuptoni se për këtë duhen disa ditë. Nëse për Ulqin përcaktoheni vetëm si turist, vështirë se aq lehtë do të largoheni nga fryma e orijentit e që për disa orë të mos ndaheni nga plazhi që e doni, nga hoteli ku jeni  vendosur ose nga teraca e ndonjë apartamenti  privat prej nga shihni qytetin...Ndoshta mu në momentin kur jeni në bisedë me të dashurën, ose  pini kafenë e mrekullueshme turke, të cilën amviset  aq mirë e përgatisin në ibrikun e bakrit dhe e servojnë në filxhanë  të vegjël, shikimi  juaj arrin  Kalanë dhe zemrën e qytetit  dhe se do të vendosni  që shëtitjen ta bëni për rekreacion.

Marrë parasysh ofertat e llojllojshme dhe zgjedhjen e gjerë të  llojeve të veprimtarive tregtare që tani ekzistojnë në Ulqin,  ky  qytet jo vetëm që njihet për  traditën e pasur tregtare , e cila me shekuj bazohet në zhvillimin e detarisë në këto vise, po edhe pse qyteti turistik , llogaritet si tregtarë. Për këto karakteristika të qytetit sot dëshmojnë dyqanet e shumta ku shiten lloje të ndryshme të suvenireve, sendeve të ndryshme të cilat transmetojnë frymën e orientit.

Punëtori,  në të cilat  mund të blini tabake  sermi, kupa të vogla,  ibrik bakrit, xhezve klasike turke për kafe ose ndonjë send tjetër të bukur, qoftë në Kala  apo në pjesën e re të qytetit, ka vërtetë shumë. Poashtu në Ulqin dikur po edhe sot ka mbetur shumë i zhvilluar edhe zanati. Në punëtorit e zanatit mund të blini sende prej lëkure , skaj , lloje te tekstilit të kualitetit të lartë. Argjendarët ë Ulqinit janë të njohur jo vetëm  për përpunimin e stolive prej arit, arit të bardhë, argjendit ose latines, po edhe për çmimet e arsyeshme. Derisa jeni duke shëtitur rrugëve të Kalasë ose të Ulqinit, shpesh do t’ ju ndodhë që shikimi t’ju ndalet tek ndonjë unazë e bukur   rrelike  dore apo qafe dhe pa planifikuar që të blini ky mund të jetë shkas  për të blerë  kështu që  të lidheni  edhe më për Ulqin. Poashtu ekzistojnë dyqane  të cilat si suvenire  shesin veshje popullore malazeze  ose shqiptare, si kapuçe, bluza ose veshje tjera. Në disa dyqane mund të blini disa lloje të faculetave ose shalla, që përkujtojnë detalet  e veshjes tradicionale të femrave myslimane.

Megjithatë, përjetimin  e vërtetë të orientit  përveç në rrugët e Ulqinit , do ta përjetoni duke vizituar tregun e Ulqinit. Do të mahniteni me larminë e ngjyrave, dhe konverzacioni i theksuar, si dhe mjeshtria e tregtarëve të vjetër të Ulqinit që mundohen të jenë sa më të suksesshëm  në plasimin e mallrave  të tyre tradicionale siç  janë:ullinjt,vaji i ullirit, djathi, portokajt, ose fiqt e thatë.Veç këtyre, në tregun e Ulqinit mund  të blesh  edhe pemë e perime të freskëta, por edhe peshk deti, liqeni  apo lumi, e veçanërisht mish viçi apo bagëtije të terur në mënyrë tradicionale . Mirëpo, kjo është njëra anë e Ulqinit, në anën tjetër  shumë dyqane ose shtëpi të vogla mallrash, dëshmojnë për zhvillimin e Ulqinit në një qytet modern turistik dhe tregëtar. Në punëtori dhe shitore të ndryshme , që mbulojnë krejt qytetin, mund të blini komplete rrobash  moderne, ose  sandale, këpucë apo papuçe  nga kreatorët më të mirë të modës  botërore. Vitrinat e shitoreve , shtëpive të mallrave me kujdes të rregulluara do të tërheqin vëmendjen  tuaj, ashtu që të mahnitur me ngjyrat ,dezenin dhe kualitetin e koleksioneve vështirë se do të largoheni pa blerë diçka. Përveç veshjeve  të kreatorëve të njohur  italian ose francez, tregëtarët e Ulqinit ofrojnë edhe  shumë modele të reja të kostumeve për larje për femra mashkuj dhe fëmijë. Poashtu në Ulqin ka edhe një numër sallonesh për  kozmetik, frizer ,parukeri,fotograf, suvenire,punëtori  arti  ose atile të vogla ngjajshëm me galeri...

Përveç që do e keni vështirë  të zgjidhni apo vendosni se cilin suvenir, nga shumë sosh:stoli të ndryshme,vizatime artistike, maket  anijesh  të kusarëve, sende të bukura për veshje, të jemi  të sigurt  se regëtija-tregtarët e Ulqinit do bëjnë që ju të blini dhe të zgjidhni më të mirën.

Panairi në Varshavë

Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni.

Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. 

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.