Plazhi Safari

Plazhi “SAFARI” është plazhi më i rregulluar në tërë brezin e Plazhit të Madh. Është i pajisur me rekuizitet më ekskluzive (çadra, ulëse, shtrirëse) me shenja eko. Për këtë edhe është shpallur si plazhi më i mirë i Rivierës së Ulqinit.  Në kuadër të plazhit punon edhe restoranti ekskluziv “Safari”, ku do t’u presë personeli shumë mikpritës, ndërsa shërbimet e veta restoranti i bën edhe nën çadra, duke plotësuar kështu edhe një kërkesë më tepër të mysafirit. Restoranti “Safari” ju ofron meny të pasur të specialiteteve të detit, të kuzhinës mesdhetare dhe të ushqimeve tradicionale.

Një shkak më shumë për të vizituar plazhin “Safari” është dhe deti i pastër si kristal, sepse ky plazh me vite të tëra në mënyrë kontinuitive është bartës i FLAMURIT TË KALTËR që jepet për ujin më të pastër të detit.

Panairi në Varshavë

Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni.

Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. 

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.