Plazhi Ivana

E rrethuar  me një  bukuri të egër dhe mjedis të pa ndotur, restoranti dhe plazhi Ivana  janë shumë tërheqës dhe krijojnë një atmosferë të këndshme për mysafiret vendas dhe te huaj.

Në kontaktin e parë me plazhin Ivana do të ndjeni erën e cila bartë tingujt e muzikës nga bregu që stërpiket nga pikat e ujit të nxehtë të detit Adriatik.

Shikimi i perëndimit të diellit  nga restoranti në netët e nxehta tropikale, dhe aroma e ëmbel e ajrit ,është një përjetim që  veshtirë mund të harrohet. Bukuritë natyrore dhe kenaqësija në gëzimet e jetës gjithsesi janë përshtypjet e para që kanë të bëjnë me ketë vend..

Ftesë Për të Rinjtë

Dëshiron të udhëtosh dhe të argëtohesh?  Thonë qe avantura është emri yt i mesëm? Je adhurues i jetës së natës? Nese njera prej pergjigjeve është pozitive, atëherë shfrytëzo rastin dhe bashkohu me ekipin e plazhit „Mojito“e cila hapë kufijtë e argëtimit më të mire në plazhin më të bukur të Rivierës së Ulqinit. Gjatë kohës të qëndrimit tuaj  në plazhin tonë do të përjetoni argëtim të jashtëzakonshëm, por do të ju mbesin edhe kujtime të pa harruara për terë jeten tuaj.


Panairi në Varshavë

Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni.

Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. 

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.