TAKSA E BANIMIT

Sipas Ligjit mbi taksën e banimit në Mal të Zi, taksa e banimit në Ulqin është 0.70 cent në ditë për pesona të rritur . Të rinjtë nga 12-18 vjet kanë 50% zbritje , kurse fëmijët deri në 12 vjet nuk e paguajnë taksën e banimit.

Taksa e banimit   është një vlerë paushale të cilën e paguan personi i cili ,jashtë vendbanimit të tij shfrytëzon shërbimet e akomadimit në objekte për akomodim në të cilët ofrohen shërbime turistike ose hotelierike.  Si objekt akomodimi  konsiderohet hoteli, moteli, pansioni, apartamenti turistik, pushimorja, kampi, shtëpia malore, dhoma për qera si dhe objekte të tjera të cilat ofrojnë shërbime akomodimi.

Taksën e banimit me të njëjtat kushte e paguajnë edhe shtetasit e huaj.

Pagimin e taksës së banimit e kryen personi juridik dhe fizik i cili ofron shërbime akomodimi-ofruesi i akomodimit.

Ofruesi i akomodimit e paguan taksën e banimit njëkohësisht kur paguan dhe shërbimet e akomodimit. Në qoftë se ofruesi i akomodimit nuk e paguan taksën e banimit, është i obligueshëm që vetë ta paguajë vlerën e taksës së banimit të cilën nuk e pagoi.

Me dhjetë fishin deri në njëqind fishin e pagës minimale në Mal të Zi do të gjobitet personi juridik ose sipërmarrësi i cili ofron shërbime akomodimi, në qoftë se:

1. Nuk e paguan tasksën e banimit njëkohësisht kur paguan shërbimin
2. Në faturë veçmas nuk e paraqet vlerën e taksës së banimit ose nuk e thekson mbi çfarë baze u lirua nga pagimi i saj
3. Nuk drejton ose gabimisht mbanë evidencën mbi shfrytëziesit e shërbimeve të akomodimit
4.Në afatin e caktuar nuk deklaron pranë organit kompetent tatimor raportin mbi numrin e shfrytëzuesve të shërbimeve të akomodimit dhe vlerën e paguar të taksës së banimit.
5. Fondet e paguara të taksës së banimit nuk i paguan në afatin e caktuar

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.