LAJMËRIM-Për paraqitjen e kërkesës për marrjen e përkrahjes për projekte nga lëmia e Turizmit për vitin 2019

Organizata Turistike e Ulqinit, drejtori i OTU-së shpallë

 

LAJMËRIM

 

 

Për paraqitjen e kërkesës për marrjen e përkrahjes për projekte nga lëmia e

Turizmit për vitin 2019

 

OTU, çdo vit, deri më datë 31 dhjetor aprovon Planin Financiar dhe Programin e punës për vitin në vijim. Pasi që gjatë kësaj periudhe është në procedurë përpilimi i planit
Financiar dhe Planit të punës për vitin 2019 dhe për shkak të një planifikimi sa më të mirë dhe transparent, lajmërojmë të gjithë të interesuarit për përkrahje – ndarjen e
mjeteve për mbulim të pjesërishëm të shpenzimeve për organizimin e manifestimeve, festivaleve, me qëllim të ngritjes së imazhit dhe njohjen e Ulqinit si dhe diversifikimin e ofertes turistike përmes organizimit të ngjarjeve, manifestimeve zbavitëse, kulturore, sportive dhe aktiviteteve të ngjajshme, të konkuroni-aplikoni me projektet Tuaja .

 

Kandidatët potencial apo shfrytëzues të mjeteve të cilët mund të konkurojnë janëorganizatorët e manifestimeve në këto kategori:

          • Sipërmarrësit dhe shoqëritë afariste të regjistruara për kryerjen e aktiviteteve turistike
ose hotelerike (objektet kryesore dhe plotësuese të hotelerisë për ofrimin e akomodimit
dhe shërbimit ushqimor dhe pijeve) të regjistruara në Komunën e Ulqinit.

• Personat fizikë, ofrues të shërbimeve të akomodimit të ekonomisë familjare dhe
akomodimit të familjeve rurale (emetuesit-lëshuesit e akomodimit privat) të regjistruar në
Komunën e Ulqinit.

• Klubet sportive, asociacionet dhe shoqatat e tjera të regjistruara në Komunën e Ulqinit.
• Bashkesitë lokale në Komunën e Ulqinit

• Shoqatat e ofruesve të shërbimeve turistike dhe hoteliere të regjistruara në Komunën e
Ulqinit.

 

• OJQ-të të regjistruara në Komunën e Ulqinit.

• Ndërmarrjet publike dhe institucionet e themeluara nga Komuna e Ulqinit.

• Subjekte të tjera me status të personit juridik.


Aplikantët-Konkurruesit mund të aplikojnë-konkurrojnë vetëm me një projekt.

Fondet – mjetet mund të shfrytëzohen ekskluzivisht për organizimin e ngjarjeve që kanë një karakter zbavitës, kulturor dhe sportiv. Programi nuk përfshinë mbështetjen e
takimeve tematike të ekspertëve, konferencave etj. Fondet – mjetet janë të dedikuara për bashkëfinancim të shpenzimeve të organizimit, të blerjes së mallrave dhe shërbimeve për realizimin e drejtëpërdrejtë të manifestimeve të rëndësisë ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare dhe që kontribuojnë në zhvillimin e ofertës turistike të destinacionit.

 

Mjetet mund të përdoren :

 


• Marrja me qira e pajisjeve (pajisje audio dhe vizuale, bina, etj.) dhe blerja e materialit
për punë, të materialeve harxhuese që lidhen me organizimin e ngjarjes.

• Marrja me qira e hapësirës për ngjarjen

• Marrja e mjeteve të transportit me qira për transportimin e organizatorit dhe
kontraktuesit në lidhje me organizimin e ngjarjes

• Shpenzimet e akomodimit dhe shpenzimet e udhëtimit të kontraktorëve dhe
kontraktorëve të angazhuar sipas kontratës;

• Shpenzimet e promovimit të manifestimit

 

• Shërbimet e menaxhimit të ngjarjeve

• Shpenzime të tjera të justifikuara në lidhje me organizimin e drejtpërdrejtë të ngjarjes
Vlera e përkrahjes financiare - Në bazë të projekteve të pranuara, do të parashikohet
përqindja e fondeve për mbështetje.
Përdoruesi-shfrytëzuesi i mjeteve është i detyruar të sigurojë shumën e mbetur të fondeve
për realizimin e projektit të propozuar. Projekti nuk mund të përfshijë realizimin e fazës.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

a) Kërkesë me shpjegim;

b) Dëshminë e regjistrimit;

c) Përshkrimi i projektit me
planin financiar, me: - shpenzimet; - burimet e financimit të projektuara; - pozita të
shpjeguara për të cilat ka lidhje ndihma financiare e kërkuar; - të dhënat dhe
treguesit kryesorë financiarë të mbetur. Organizata Turistike e Ulqinit mban të
drejtën të kërkojë sqarime të mëtejshme nga aplikanti.

 

Mënyra e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit

Kërkesat me dokumentacion përcjellës të projektit mund të dorëzohen jo më vonë se data 06.12.2018.

Kërkesat me dokumentacion përcjellës të projektit mund të dorëzohen në adresën Organizata Turistike e Ulqinit, bul. Nënë Tereza pn, 85360 Ulqin, ose direkt në arkivin e
OTU-së. me etiketën: "Aplikimi për paraqitjen e kërkesës për mbështetje financiare për projektet e turizmit për vitin 2019".

Procedurën fillestare të kërkesave të arritura në bazë të këtij Lajmërimi, Grupi i Punës të cilin do ta formojë drejtori i OTU-së, përpunon dhe sistemon kërkesat, merr informacione shtesë dhe krijon një Listë Propozimi të Projekteve që plotësojnë kërkesat e përcaktuara, në bazë të të cilave Drejtori i OTU-së do t'i propozojë Bordit Ekzekutiv, Buxhetin e parashikuar për Mbështetjen e Projekteve për vitin 2019.

Pas miratimit të Planit dhe Programit te OTU-së, për vitin 2019, do të shpallet Ftesa Publike.

Vendimi përfundimtar për përzgjedhjen e Projekteve bëhet nga Bordi Ekzekutiv i OTU-së me propozimin e drejtorit të OTU-së.

Vërejtje:


Lajmërimi është shpallur me datë 21.11.2018

 

 

Panairi në Vjenë

PREZANTOHET EDHE OFERTA TURISTIKE E ULQINIT

Në Panairin kryesor në tregun austriak – “Ferien 2019” në Vjenë, së bashku me ekspozuesit nga 80 vende, ofertën e vet turistike për sezonin e ardhshëm e prezantoi edhe Komuna e Ulqinit.
 

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.