Ulqini në periudhën moderne

Gjatë gjithë shekullit 20-të, Ulqini ka përjetuar  rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë në Mal të Zi,  në vitin 1880, kur i dorëzohet këtij  vendi, vetëm pas tri dekadash  arrin në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (Podgorica,Nikshiqi,Cetina,Tivari , Plava). Tregtia dhe detaria gjithnjë janë në rënie, ndaj dhe qyteti stagnon.

Kthesë të madhe  përjeton në vitet e tridhjeta të shekullit 20-të. Meqenëse, në këtë periudhë janë ndërtuar: Kryporja , hotel Republika, Jadrani dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët bëjnë që Ulqini  më vonë të jetë qendër ekonomike dhe turistike e vendit. Por , Lufta e Dytë Botërore në masë të madhe ndërpret hovin e këtij zhvillimi.

 

 


Për një kohë më të mirë, Ulqini duhet të presë  dy dekada pas përfundimit të luftës. Ndërtimi i një varg hotelesh moderne në qytet dhe në plazhin e Madh, si dhe ndërmarrje të mëdha afariste si: (NHT“Riviera” e Ulqinit”,” Agroulqini”,  Ndërmarrja  ndërtimore “Primorje”, “Otrantcomerci”, “Ultep”...) që sjellin një zhvillim marramendës. Ulqini kah fundi i viteve 80-të ka realizuar 40% të qarkullimit nga i gjithë turizmi i Malit të Zi ,ku  2/3 e turistëve ishin nga jashtë, kryesisht  gjerman.

Me termetin e 15 prillit 1979 qyteti shkatërrohet në masë të madhe, mirëpo, pas pak vitesh , fal solidaritetit të qytetarëve të mbarë ish RFSJ shumë shpejt u rindërtua.

Dhe pas 25 shekujve Ulqini mbetet qytet multietnik , multikonfesional dhe me resurse më të bukura në Mal të Zi, që po t’i bashkohet dhe mikëpritja, paraqet destinacionin më të preferuar për mysafirë dhe vizitues nga e gjithë bota.

Panairi në Varshavë

Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni.

Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. 

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.