Ulqini në antikitet

Themelimi i Ulqinit lidhet me formimin e shtetit me fiset ilire të Ardianëve në shekullin V para erës së re. Shumë objekte të kulturës materiale, që janë gjetur këtu, gjatë hulumtimeve të bëra, dëshmojnë se, Ulqini  është themeluar para 2.500 vitesh , për këtë  flet muri dhe  bedeni në veri të Kalasë. Bedeni është ndërtuar sipas teknikës së njohur greke të ngritjes së murit me gur-kuadrate të mëdhenj, vrazhdë të gdhendur, të renditur në mënyrë të rregullt dhe të lidhur  thatë  (pa baltë -beton).

Këtu gjithsesi  bëjnë pjesë edhe fragmentet e vazave me figura të zeza  dhe  lekitave të bardha (lloj enësh greke  prej qeramike për mbajtjen e vajit me të cilin lyhej trupi para se lahej), me ngjyrë të kuqe. Është gjetur afër bedenit  iliro-grek, poashtu e shekullit V, gema antike (relef i gdhendur në gur, ku në  minijaturë paraqet  figura njerëzish, portrete apo skena).

Mirëpo, më i rëndësishëm, pa dyshim, gjerë më tani  është zbulimi i një mbishkrimi grek në bazamentin antik  për altarë po prej guri të verdhë, me të cilin janë ndërtuar bedenet e  Ulcinium-it, dhe mund të pëfundohet se ndërtues ishin grekët,  por në llogari të ilirëve. Kulti  i Artemidës-mbretëreshës  së gjuetisë së pari është ruajtur në Arkadije, e më vonë, bashk me kultin e vëllait të saj Apollonit, në ishullin Delu dhe  në Delfima.

 

Në burimet e shkruara  kemi shumë  pak  të dhëna historike për Ulcinium-in antik, e përmendin historianët e njohur  romak Tit Livi dhe Plinije.Tit Livi, duke folur për luftën e fundit të ilirëve kundër Romës (168.p.e.r)përmend banorët e tij. Ndërsa  Plinije (14-79)në librin e tij “Natyralis Historiae” , Ulqinin e përshkruan si  qytet i  fortifikuar i qytetarëve romak, (oppidumciviumRomanorum) duke thënë se  më parë është quajtur Colchinium me pretekst se e kanë  themeluar  Kolhigjenët, nga edhe mendohet  se ka qenë koloni e Kolhigjenisë, poashtu, ishte i njohur edhe në legjendat e Argonautëve.

Mendimtarët  gruzian pranojnë etimologjin e emrit Olchinium ndaj Colcinium, prej Colchis(Grek), mandej  Qilna-Qulha . Ilirologu i njohur gjerman A. Majer  mendon  se emri Ulcinium është  nxjerrë nga  rrënja indoeuropiane  e fjalës ulkas-ujku, emër i kafshës totemike të qytetit. Poashtu edhe gjuhëtari  kroat  Petar Skok,emrin  Ulqin e  lidh (Ulcinium, L’ cinj, Ulcinj, Ulqin) me fjalën shqipe ujk(në ilirishte ulk).Marrë parasysh pozitën, e cila i mundëson kontrollin e një hapësire të madhe të detit, Olciniumi për shtetin ilir kishte një rol të rëndësishëm, pastaj, këtu kalonin edhe rrugë me një rëndësi të madhe.

Kundër shtetit Ilir, romakët  shpallin luftë tri here radhazi vetëm e vetëm për të marrë kontrollin e hapësirës detare. Në luftën e fundit iliro-romake  u zu  udhëheqësi i  madh dhe i fundit  ilir Genci (168), ndërsa qytetet  dhe fiset  që ishin nën  sundimin e tij humben pavarësinë.Tit Livi thekson  se banorët e Ulqinit-Olciniates,  së bashku  me  Isejet, Taulantët, Pirustët dhe Rizontët iu dorzuan romakëve pa luftë,  për çka fituan imunitetin dhe u liruan  nga dëmshpërblimet  e luftës. Për jetën  e Ulqinit të asaj kohe  dëshmojnë zbulimet arkeologjike, pranë shumë fragmenteve prej qeramike  dhe të tjera të kulturës materiale, u zbulua edhe një beden iliro-grek i ndërtuar me  kuadrate të mëdha prej guri.Gjatë sundimit romak,  Ulqini fitoi statusin e Qytetit (oppidum civium Romanorum),që do të thotë se ka  patur edhe popullat - shtetas  Italian të cilët i  gëzonin të gjitha të drejtat qytetare romake, ndërsa ilirët  i fitojnë më vonë, meqenëse  një pjesë  ishte e romanizuar.

Kur bëhet fjalë për jetën shpirtërore të mesjetës në Ulqin, atëherë vjen në shprehje elementi autokton. Aty  veçanërisht është e përfaqësuar perëndia  ilire e ujit dhe detit  (Bindus), pastaj kulti i gjarpërit , gjallesë e shenjtë e ilirëve, dhe  kalorësi ilir zoti –Medaur, si dhe mite të tjera ilire.

Prezentimi në Temishvar – Rumani

Me glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.